Rama: Sigurimi i vaksinave, ëndrra që më lë pa gjumë

7 MARS 2021 RAMA frame 9023 1100x620

Përveç mospagimit të taksave, ndihma tjetër për biznesin është dhe vaksinimi masiv i shqiptarëve. Këtë përgjigje dha kryeministri Edi Rama kur u pyet për ndihmën që qeveria do t’u ofrojë bizneseve në kushtet e pandemisë. Ai premtoi se së shpejti do të sigurohen sasi të mjaftueshme vaksinash, në mënyrë që sezoni veror të jetë më i qetë se sa viti i kaluar dhe me më pak infektime

“Sa kohë të jetë PS në pushtet biznesi i vogël nuk do të paguajë taksa dhe ata deri në 100 mln lekë xhiro nuk do paguajë asnjë taksë.  Ndihma tjetër për biznesin e shqiptarët është vaksinimi dhe jam shpresë plotë që do të kemi një sasi të konsiderueshme vaksinash për të nisur një vaksinim masiv që sezoni turistik të jetë lehtësuar në mënyrë të ndjeshme dhe vaksina është e vetmja armë që këput zinxhirin e infektimeve dhe nëse realizojmë një vaksinim masiv.  Nëse bëjmë një vaksinim masiv në prill, maj dhe fillim të qershorit, do të kemi një sezon veror ndryshe nga ai i vjetshmi. Për ta këputur zinxhirin do të kalojmë në një tjetër stad, një tjetër sasi nga pikëpamja e volumit. Nga volumet e deritanishme procesi do të jetë më e ngadaltë. Shpresojmë t‘ia dalim, kjo është ëndrra që më le pa gjumë për momentin, se si të disponojmë një sasi vrastare vaksinash për armikun e padukshëm”.