Rama uron mësuesit: Po kaloni vit të vështirë, por më e mira do të vijë

rama 10 1100x620

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të urojë mësuesit në festën e 7 Marsit përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale më shkollat e ndërtuara dhe të rindërtuara gjatë qeverisjes së tij.

Në mesazhin e kreut të qeverisë thuhet se mësuesit po kalojnë një vit të vështirë për shkak të pandemisë, por i siguron se më e mira për ta do të vijë.

“Mirëmëngjes dhe me një urim nga zemra për të gjithë mësuesit e Shqipërisë, ata në pension e ata që në krye të detyrës po kalojnë një vit tejet të vështirë, duke i siguruar krejt ata se më e mira është ende përpara nesh, ju uroj të gjithëve një ditë të bukur”, shkruan Rama.