Surprizë në Superiore, Skënderbeu i mohon kreun Partizanit

partizani 1 1100x620

Me një fitore të kuqtë e Partizanit kishin shansin të ngjiteshin përkohësisht në krye të renditjes, duke kaluar Vllazninë, por humbja befasuese 0-1 me Skënderbeun e vendit të fundit të renditjes i le në vendin e katërt me 39 pikë.

Jean Victor ishte autori i golit të vetëm të ndeshjes, m enjë fitore të bujshme që i jep një farë shpresë korçarëve në garën për mbijetesë, ndërkohë që prish planet e Partizanit për kreun e renditjes.  

Kjo ishte fitorja e parë e Skënderbeut, pas dhjetë ndeshjeve ku kanë marrë vetëm 4 pikë nga 30 të mundshme. Suksesi i fundit i korçarëve ishte ai i 30 dhjetorit 2020, 4-3 përballë Bylisit në javën e 12-të të kategorisë Superiore.