Teuta “kap” përkohësisht Vllazninë por humb rastin me Bylisin, buzëqesh Tirana

tirana 1100x620

Teuta barazon për momentin Vllaznisë në vendin e parë të klasifikimit, por e sheh si shans të humbur barazimin 1-1 ndaj Bylisit që po lufton ende për mbijetesë.

Ekipi i Martinit kaloi në avantazh me penalltinë e realizuar nga Bregu në të 30-ën minutë, por durrsakët nuk ditën të mbajnë tre pikët  e arta që do ta projektonin të vetme në majën e renditjes, dhe u barazuan nga një kundërsulm të finalizuar nga Beji vetëm 7 minuta më vonë .

Ndërkohë, fitorja vjen edhe për kampionët në fuqi të Tiranës, që ndonëse larg nga vendet kryesore i afrohet disi me golat e Taulant Seferit dhe Hoxhallarit, që mposhtin Kastriotin me rezultatin 1-2 dhe i afrohet me 4 pikë Partizanit, me të cilin do të përballet ndeshjen e ardhshme.