Treni del nga binarët, viktima dhe dhjetëra të plagosur në Pakistan

Një tren i nisur nga qyteti i Lahores në Pakistan për shkaqe ende për t’u verifikuar ka dalë nga shinat duke shkaktuar viktima dhe të plagosur tek pasagjerët.

Aksidente të tilla nuk janë të rralla në atë vend, ku tradicionalisht mjetet janë të amortizuara dhe ngarkohen më së shumti me një numër pasagjerësh shumë më të madh sesa mund të mbajnë.

Për momentin është gjetur në rrënojat e trenit trupi i një gruaje, por kërkimet nga forcat e shpëtimit nuk kanë përfunduar dhe mendohet për viktima të tjera, ndërkohë që janë dhjetëra personat e plagosur rëndë që janë transportuar në spitalin më të afërt.

  • LAJMI I FUNDIT | Po mbahet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike
  • LAJMI I FUNDIT | Basha: Aspiratën për ndryshim e mishëron sot vetëm PD, do vazhdojmë të luftojmë
  • LAJMI I FUNDIT | Nishani: Masakra elektorale e vërtetë, por ka qenë edhe dështim i joni
  • LAJMI I FUNDIT | Nishani: Baza e dëshpëruar, dështuam të realizonim ndryshimin
  • LAJMI I FUNDIT | Nishani: Zoti Basha, jep dorëheqje nga drejtimi i Partisë përpara zgjedhjeve