Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Akuzat e PD-së, Tabaku: Vendi ka nevojë për ndryshim, Rama largoi rininë

Nga A2 CNN
8 Mars 2021, 13:05 | Politikë
Akuzat e PD-së, Tabaku: Vendi ka nevojë për ndryshim, Rama largoi

Partia Demokratike akuzoi Kryeministrin Edi Rama se ka ndjekur politika të gabuara që kanë sjellë si pasojë largimin e të rinjve dhe mbylljen e vendeve të punës.

Anëtarja e kryesisë së PD-së, Jorida Tabaku, u shpreh gjatë një deklarate për mediat se vendi i duhet ndryshimi.

“Në 8 vjet, Edi Rama e shndërroi vendin në një shkretëtirë për të rinjtë dhe profesionistët. Për shkak të keqqeverisjes 8 vjeçare, vendet e punës u mbyllën për shqiptarët. Edi Rama zgjodhi të ndajë paratë dhe pasuritë e vendit me një grusht njerëzish, duke vrarë shpresën se në vend secili mund të ndërtonte një jetë të qetë dhe një të ardhme të sigurtë. Edi Rama që ka dështuar për 8 vite dhe e ka lënë Shqipërinë në vendnumëro nuk mund të sjellë ndryshimin që i duhet vendit për të patur sukses. Ndryshimi që kemi nevojë është një qeveri që kujdeset për ju. Pagat duhet të jenë më e larta. Shteti duhet të sigurojë më shumë vende pune. Ju meritoni shërbime më të mira shëndetësore dhe arsimim më të mirë për fëmijët tuaj. Qeveria duhet të garantojë që vendi ynë të jetë më i mire, në mënyrë që fëmijët tanë të mos ikin jashtë. Për të patur sukses, ne duhet të ndërrojmë qeverinë, sepse me Ramën kemi ngelur në vendnumëro për 8 vite.

Nuk ka rëndësi kush është në listën e Ramës apo kush është poshtë tij. Ajo që ka rëndësi është që Rama është problemi i Shqipërisë dhe pa larguar atë, nuk do të ketë ndryshim”, u shpreh Tabaku.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu