All Star Game, skuadra e LeBron dominon ndaj yjeve të Kevin Durant

Është padyshim ndeshja më spektakolare e vitit dhe All Star Game për vitin 2021 ishte në nivelin e pritshmërive. Skuadra e LeBron James triumfoi me rezultatin 170-150 përballë të përzgjedhurve nga Kevin Durant.

Më i miri i ndeshjes u shpall Giannis Antetokounmpo, i cili realizoi 35 pikë, duke mos gabuar në asnjë prej tentativave të tij. Paraqitje ecila i dha Çmimin MVP, të dedikuar në kujtim të Kobe Bryant.

Gjatë ndeshjes, për skuadrën e LeBron shkëlqeu edhe StephCurry. Fantastik në goditjet nga jashtë zonës. Specialiteti i tij janë pikërisht3-pikëshat, ku fitoi edhe garën përballë Sabonis.

Mes sfidave të tjera, të zhvilluara gjatë All-StarGame të NBA, Simons triumfoi në garën e zhytjeve.