Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Apolonia ndal edhe Laçin, 3 ekipe në krye të Superiores me pikë të barabarta

Nga A2 CNN
8 Mars 2021, 15:06 | Futboll
Apolonia ndal edhe Laçin, 3 ekipe në krye të Superiores me

As Laçi nuk ia ka dalë të marrë pikët e plotë ndaj skuadrës së Apolonisë, duke vuajtur si Partizani një javë më parë, edhe pse ndeshja u luajt në fushën e tyre.

Pjesa e parë u mbyll pa gola edhe pse rastet nuk munguan, ndërsa në të dytën vendasit kaluan në avantazh me anë të Juljan Shehu, duke krijuar përshtypjen se 3 pikët ishin siguruar.

Megjithatë, Apolonia nuk u dorëzua, duke besuar deri në fund, kur gjeti edhe golin me anë të Diop.

Pas javës së 23 Vllaznia, Laçi dhe Teuta gjenden në kuotën e 41 pikëve, në krye të Kategorisë Superiore, por me shkodranët që do ta luajnë në orën 16:00 ndeshjen e kësaj jave ndaj Kukësit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë