Basha: Gratë janë fuqia e ndryshimit. T’i kthejmë politikës fytyrën njerëzore

basha grate 1100x620

“Fuqia e vendit varet nga forca që kanë gratë”. Me këto fjalë kreu demokrat kërkoi mbështetjen e grave në 25 prill, gjatë një takimi me to, në një nga restorantet e kryeqytetit.

“Nuk mund të ketë Shqipëri të fortë pa gra të forta. Së bashku do t’i sjellim ndryshimi që shqiptarët e presin prej kohësh. Jam i bindur se me ndryshimin që do të vijë përmes energjisë suaj, përmes pastërtisë së shpirtit tuaj, do të fitojnë gratë e Shqipërisë, do të fitojë Shqipëria. Një ndryshim që shqiptarët e presin prej kohësh. Ndryshimin që na duhet për të arritur suksese pas 8 vitesh, në të cilat Shqipëria ka mbetur në vend numëro në të gjitha drejtimet”, u shpreh Basha.

Sipas Bashës duhet së pari fuqizimi ekonomik i gruas, duke i dhënë asaj mundësi e të drejta të barabarta. Ai tha se duhet t’i kthejmë politikës fytyrën njerëzore.

 “Mbështetjen dhe fuqizimin ekonomik të grave, duke u mundësuar të drejta të barabarta në tregun e punës, përfshirë këtu edhe barazinë e pagave mes burrave e grave dhe luftën ndaj diskriminimit për faktin se janë gra, duke mos u shpërblyer, duke ua vështirësuar rrugën e duke mos i motivuar, edhe pse kanë të njëjtin profesion dhe bëjnë të njëjtën punë”.