Brazil, Gjykata anulon dënimin për ish-presidentin Lula, mund të kandidojë vitin e ardhshëm

lula 1100x620

Gjykata e Lartë braziliane ka anuluar vendimin e dënimit për ish-presidentin Luiz Inacio Lula da Silva, duke i rikthyer në këtë mënyrë të drejtën për t’u kandiduar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2022.

Lula drejtoi vendin e Amerikës së Jugut nga viti 2003 deri në 2011, ndërkohë që në vitin 2018 u dënua për korrupsion, duke përfunduar në qeli deri në fund të vitit 2019.

Ish-presidenti ka ende popullaritet në Brazil, si presidenti i parë brazilian i ardhur nga klasa punëtore.  Sipas sondazheve, ai mund të fitonte sërish presidencën në vitin 2018 po mos të ishte ndalur nga ligji, por tani ai mund të ketë një shans të dytë.