Dëshmi të normalitetit në Izrael: Bare dhe restorante të hapura falë vaksinimit

Me vaksinën, “lufta” kundër pandemisë mund të fitohet me të vërtetë. Kjo tregohet nga këto foto që mbërrijnë nga Izraeli në ditën kur shumica e aktiviteteve ekonomike, përfshirë restorantet, kafenetë, shkollat ​​(në disa zona me norma të ulëta infeksioni), ngjarjet kulturore, atraksionet turistike, kanë rifilluar funksionimin.

E gjitha kjo falë vaksinimit masiv të kryer në kohë rekord. “Ne jemi duke dalë nga kjo,” njoftoi kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu.

Pothuajse 5 milionë njerëz kanë marrë dozën e parë të vaksinës në Izrael, 3 milionë e 800 mijë janë thirrur. Mbi 40% e popullsisë është e “mbrojtur” nga Covid-19. Dhe rezultatet janë të dukshme: shkalla e pozitivitetit ra në 4.3% krahasuar me 10% që ishte në janar.