Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Djegin maskat antiCovid dhe fotot e Biden, 300 mijë motoristë “pushtojnë” qytetin amerikan

Nga A2 CNN
8 Mars 2021, 13:08 | Bota

Pavarësisht pandemisë së koronavirusit, mbledhja vjetore e motoristëve në Daytona nuk ka penguar qindra mijëra të vësrshojnë në qytetin bregdetar në Florida. Organizatorët kanë vlerësuar se këtë vit janë bashkuar për javën e motorëve 300 mijë persona, gjithsesi një shifër më e ulët, pasi zakonisht mblidhen 500 mijë.

“E dinim që do të vinin më pak njerëz, për shkak të Covid-19, më tepër për shkak të vështirësive financiare që u ka shkaktuar pandemia njerëzve”, tha Janet Kersey, organizatore e paradës. Për të joshur njerëzit, qyteti lejoi përkohësisht lokalet që të mbushen deri në 60% të kapacitetit.

Daytona po përpiqet të shmangë atë që ndodhi gushtin e kaluar në Sturgis, në Dakotën e Jugut, ku një paratë e ngjashme u lidh me mijëra raste personash të infektuar me koronavirus.

Parada po mbahet ndërkohë që disa shtete kanë vendosur të rihapen, duke parë edhe ecurinë e procesit të vaksinimit në vend. Por duket se motoçiklistët nuk janë shumë të interesuar për masat antiCovid. Një grup i vogël i nisur nga Idaho u fotografua duke mbajtur një festë ku digjeshin maskat mbrojtëse dhe fotografitë e presidentit Joe Biden dhe kryetares së Dhomës së Kongresit, Nancy Pelosy.

SHBA mbetet një prej vendeve më të goditura nga pandemia, me më shumë se 28,9 milionë raste dhe mbi 525 mijë viktima.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani