Dorëhiqet nënkryetari i bashkisë së Durrësit, kandidon në zgjedhjet e 25 prillit

Florian Tahiri nenkryetar i bashkise durres kandidat pdiu zgjedhjet 25 prill 1100x620

Dorëhiqet nënkryetari bashkisë së Durrësit, Florian Tahiri, i cili është përfshirë në listat për deputet të koalicionit “Aleanca për Ndryshim”.

I kontaktuar nga A2, Tahiri konfirmon se do të përfshihet në listën për deputet të PDIU-së në qarkun e Durrësit.

I emëruar në këtë pozicion në shkurt të vitit 2016, Florian Tahiri, erdhi në këtë post nga radhët e PDIU-së, forcë politike në të cilën aderon prej vitesh.