Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Injorohet pandemia, tifozët e Rangers mbushin rrugët për titullin

Nga A2 CNN
8 Mars 2021, 14:42 | Futboll

Glasgow Rangers kanë fituar në 55 raste kampionatin skocez, në historinë  e tyre të filluar në vitin  e largët 1872. Por ky i fundit, i fituar pasditen e 7 marsit, për shumë tifozë gjykohet si më i bukuri nga të gjithë.

Nga stadiumi, në qendër të qytetit, por edhe në shumë rrugë të tjera të qytetit, festa ishte madhe me tifozët që donin të dinin pak për pandeminë, në një eveniment të tillë. Jo vetëm sepse thyen dominimin 9-vjeçar të rivalëve të përjetshëm, Celtic, por sepse mbyll një kapitull dramatik për klubin të filluar në vitin 2012, ku pas vështirësive financiare praktikisht falimentoi duke rënë në kategoritë e ulëta skoceze.

Me fitoren 3-0 ndaj St. Mirren, dhe barazimin e Celtic me Dundee United, djemtë e ish-yllit të Liverpool, Steven Gerrard, siguruan titullin e 55-të, pasi për dy vjet kishin mundur t’i afroheshin por e mbyllen sezonin pas Celtic, ne vendin e dytë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani