Kreu i minatorëve të Bulqizës, Elton Debreshi: U miratua kandidatura ime nga KQZ, i pavarur në Dibër

Debreshi 1100x620

Minatorët mund të kenë një përfaqësues të tyre në Parlament. Kreu i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, Elton Debreshi, zyrtarizoi kandidaturën  e tij për zgjedhjet e 25 prillit, si kandidat i pavarur.

“Kam kënaqësinë dhe nderin t’ju njoftoj se nga dita e sotme jam edhe zyrtarisht kandidat i pavarur për deputet në Qarkun Dibër për zgjedhjet e 25 prillit. Pas shqyrtimit të 1 350 nënshkrimeve që arritëm të mblidhnim në kohë rekord, u miratua kandidatura ime si kandidati i parë i pavarur në këto zgjedhje’, shkruan Debreshi në faqen e tij zyrtare.

Të dashur minatorë!Të dashur bashkëqytetarë të Bashkive Bulqizë, Peshkopi, Klos dhe Burrel!Të nderuar mbështetës dhe…

Posted by Elton Debreshi on Monday, March 8, 2021

“Kemi dy partitë që janë të pangopura me pjesën e punëtorëve të tërë Shqipërisë, jo vetëm të Bulqizë. Jemi të zhgënjyer totalisht me partitë politike”, ishin fjalët e tij disa ditë më parë, në një intervistë për emisionin “Dita Jonë” në A2.