Kryegjyshi Botëror Bektashian uron 8 marsin: Parajsa në këmbët e Mëmës

BABA MONDI 1100x620

Kryegjyshi Botëror Edmond Brahimaj ka uruar festën e gruas. Ai shkruan se, edhe në këtë vit të vështirë që po kalojmë, motrat dhe nënat, po rrëfejnë shpirtin e mrekullueshëm të tyre.

“Të dashura vajza dhe gra, nëna dhe motra dita e sotme, 8 marsi, më jep mundësinë t’ju uroj dhe bekoj të gjithave ju: Zoti ju dhente Jete sa me te te lumtur dhe ju plotësoftë çdo dëshirë! Paçi mbarësi të përjetshme në familjet tuaja biologjike dhe shpirtërore! Me qumështin tuaj te gjirit, ju na mëkoni dashurinë dhe devocionin ndaj familjes Krijuesit, ndaj gjithçkaje të mirë për jetën jetës

Edhe në këtë vit të vështirë që po kalojmë, motrat dhe nënat, po rrëfejnë shpirtin e mrekullueshëm të tyre. Dhimbsuria dhe kujdesi i tyre, u janë bashkuar gjithmonë vullnetit të Zotit të Lartë, duke na lehtësuar sado pak plagët e shpirtit dhe duke na mbajtur në këtë botë, falë kurajos dhe lutjeve që bënë për çdo të sëmurë.

Prandaj sot ju uroj motra e nëna Gëzuar 8 marsin, mbarësi paçit ngaherë!

Zoti ju bekoftë të gjithave!”, mbyllet postimi.

  • LAJMI I FUNDIT | Po mbahet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike
  • LAJMI I FUNDIT | Basha: Aspiratën për ndryshim e mishëron sot vetëm PD, do vazhdojmë të luftojmë
  • LAJMI I FUNDIT | Nishani: Masakra elektorale e vërtetë, por ka qenë edhe dështim i joni
  • LAJMI I FUNDIT | Nishani: Baza e dëshpëruar, dështuam të realizonim ndryshimin
  • LAJMI I FUNDIT | Nishani: Zoti Basha, jep dorëheqje nga drejtimi i Partisë përpara zgjedhjeve