Kuvendi rrëzon dekretin e Metës për koncesionin e Aeroportit të Rinasit

8 MARS PARLAMENTI NR 2 frame 109111 1100x620

Ashtu siç edhe e kishe paralajmëruar edhe vetë kreu i shtetit, dekreti i presidentit Meta i cili kthente për rishqyrtim ligjin për koncesionin e Aeroportit të Rinasit u rrëzua nga Kuvendi këtë të hënë. Me 84 vota kundër, dekreti u rrëzua dhe ligji për zgjatjen e koncesionit të Rinasit hyri kështu në fuqi.

Ligji parashikon që koncesioni i aeroportit, i cili deri tani është i vetmi që mban titullin “ndërkombëtar” dhe i vetmi në funksion në Shqipëri, të zgjatet në 35 vite, duke bërë që koncesioni të përfundojë në vitin 2038.

Presidenti Meta e pati kundërshtuar me argumentin se ka disa shkelje të rënda kushtetuese.