Makina përplas motorin në Lushnje, 2 viktima

aksident 4 1 770x433 600x338

Dy persona kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti tragjik të ndodhur në Lushnje këtë të hënë.

Policia thotë se rreth orës 15:10, në aksin rrugor Lushnjë-Divjakë, në vendin e quajtur “Ura e Gradishtës”, 51-vjeçari me inicialet A.S., banues në Spolat, Lushnjë, duke drejtuar automjetin tip Benz është përplasur me një motomjet tip Lifan. Për pasojë të dy personat që ndodheshin mbi motor, ende të paidentifikuar, kanë ndërruar jetë.

Drejtuesi i makinës është shoqëruar nga policia ndërkohë që po hetohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.