Mbi 17 milionë shikues për intervistën e Meghan dhe Harry

meghan 1 1100x620

Intervista e Oprah Winfrey me Meghan dhe Harry, e cila u transmetua në CBS, u pa nga mbi 17 milionë shikues. Konkretisht nga 17 milionë e 100 mijë, sipas të dhënave paraprake nga Nielsen.

Këto shifra tregojnë që intervista është një nga ngjarjet më të shikuara të sezonit aktual televiziv.

Por ato janë larg nga 90 milionë shikuesve për Super Bowl muajin e kaluar, apo 70 milionë të intervistës së Barbara Ëalters në 1999 me Monica Lewinsky.