“Më telefono kur të mbushësh 18 vjeç”. Laporta e nis menjëherë me polemika

Presidenti i sapozgjedhur i Barcelonës u vu menjëherë në qendër të kritikave, pasi një video e tij ku dukej sikur po flirtonte me një të mitur, u përhap me shpejtësi në internet.

Në video, Laporta shfaqet duke bërë foto me një vajzë dhe pasi largohet i thotë: “Më telefono kur të bëhesh 18 vjeç”. Laporta u kritikua së tepërmi për sjelljen, pikërisht në ditën kur fitoi zgjedhjet presidenciale të klubit, me premtimin për ta rikthyer në nivelet më të larta.

Por vetë vajza në video, e identifikuar si Marta, reagoi duke thënë se në fakt, ishte 30 vjeç, dhe ajo ishte vetëm një shaka e Laporta-s. “Jam vajza në video. “Vogëlushja” është 30 vjeç. Bëri shaka, sepse tezja ime më thërret gjithmonë “vogëlushe. Rroftë Barça”, shkroi ajo në Twitter.