Nisma Thurje depoziton listat në KQZ, mësohen kandidatët në 12 qarqe

Nisma Thurje ka depozituar në KQZ, pasditen e së hënës, listat e plota të kandidatëve për deputet në 12 qarqe për zgjedhjet e 25 prillit.

Përfaqësuesi i Nismës Thurje, Napolon Laska, u shpreh: “180 kandidatë nuk janë vetëm emra, por 180 profesionistë dhe njerëz të ndershëm. Shqiptarët kanë mundësinë që për herë të parë t’i kthejnë dinjitetin Parlamentit”.