Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Rama: Përmbysim konceptin tradicional të listave, vendet e para për të rinjtë, gratë dhe vajzat

Nga A2 CNN
8 Mars 2021, 19:00 | Politikë
Rama: Përmbysim konceptin tradicional të listave, vendet e para

Ndërsa pritet të përmbyllet lista e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit, kryeministri Edi Rama ka prezantuar objektivat e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit. Risia në këto zgjedhje për kreun e qeverisë do të jetë përmbysja e konceptit tradicional për rreshtimin e listave. Sipas tij vendet e para do t’i takojnë të rinjve, grave dhe vajzave.

https://a2news.com/2021/03/08/listat-e-partise-socialiste-najada-como-dhe-luljeta-bozo-ne-vendin-e-pare-ne-tirane/

“Propozimi që këtë herë koncepti i rreshtimit tradicional  të listave do të përmbyset. Është e pakuptimtë që udhëheqja të rrijë në krye të listave. Vendet e para të listave janë të rëndësishme për të prezantuar një pozicion për publikun dhe vendet e para në çdo listë iu duhen lënë të rinjve grave, vajzave dhe mendoj që është e rëndësishme të ndalem këtu për të sqaruar këtë mesazh. Nuk e kuptoj pse unë duhet të jem në vend të parë të listës në Durrës e Vlorë, unë do vendosem aty ku është objektivi bazë dhe bashkë me skuadrën do të realizoj për të kapur objektivin maksimal. Unë kam detyrën t’i bëj të dyja, se nëse nuk do bëja më shumë se të tjerët nuk do meritoja të rrija në këtë vend”.

https://a2news.com/2021/03/08/rama-prezanton-kriteret-per-vleresimin-e-kandidateve-vetendryshimi-pika-me-e-forte-e-ps-e-lene-nga-nano/

Rama theksoi se objektivi minimal i Partisë Socialiste në këto zgjedhje është që të mbahet numri i mandateve të arritur në 2017-ën.

“Rezultati që kemi arritur me numrin e deputetëve në parlament në 2017 të mos bjerë. Ky është objektivi minimal”.

https://a2news.com/2021/03/08/rama-shpalos-objektivat-e-ps-se-per-zgjedhjet-e-25-prillit/

A2 CNN Livestream

Dita jonë