Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Rama shpalos objektivat e PS-së për zgjedhjet e 25 Prillit

Nga A2 CNN
8 Mars 2021, 19:01 | Politikë
Rama shpalos objektivat e PS-së për zgjedhjet e 25 Prillit

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë nga selia e Partisë Socialiste, shpalosi objektivat e partisë që drejton për zgjedhjet e 25 Prillit.

Sipas tij, objektivi minimal është që rezultati që arritëm me numrin e deputetëve në Parlament, në vitin 2017, të mos bjerë.

“Objektivi bazë në Shkodër është 4 mandate, maksimal është 5; në Kukës, objektivi bazë dhe ai maksimal është 2 mandate; në Lezhë, objektivi bazë është 3 dhe ai maksimal 4; në Dibër, objektivi bazë dhe ai maksimal është 3; në Durrës, objektivi bazë është 8 dhe ai maksimal 9; në Tiranë, objektivi bazë është 19 dhe ai maksimal 20; në Elbasan, objektivi bazë është 8 dhe ai maksimal 9; në Fier, objektivi bazë është 10 dhe ai maksimal 11; në Berat, objektivi bazë është 5 dhe ai maksimal 6; në Korçë, objektivi bazë është 6 dhe ai maksimal 7; në Vlorë, objektivi bazë është 8 dhe ai maksimal 9”, tha Rama.

“Nëse e shohim përmbledhjen, ne kemi objektiv bazë që të arrijmë 78 mandate dhe objektiv maksimal 88 mandate. Nuk janë numra filxhanësh, por të bazuara në analiza dhe potenciale. Të gjitha këto lidhen me projeksione që mbështeten në strategji e taktika”, shtoi kryeministri.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani