Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Roli i gruas, punësimi dhe dhuna shoqërore ende fenomen në Shqipëri

Nga A2 CNN
8 Mars 2021, 16:17 | Sociale
Roli i gruas, punësimi dhe dhuna shoqërore ende fenomen në

Jo vetëm që vuajnë të gjejnë një vend të sigurt pune, por edhe duhet ta mbajnë atë më shumë presion. Gratë ende sot kanë vështirësi të mëdha në përshtatjen e ambientit të punësimit. Shqipëria ka shifra negative në raport me vendet e Bashkimit Europian sa i përket barazisë në punë dhe forcimi të rolit të gruas në vendimmarrje. Shqipëria e shtata në listë për pabarazi.

Sektori fason shihet nga ekspertët e punësimit si tregu i punës më diskriminues për gratë. Shqipëria ka bërë hapa galopant sa i përket të drejtave të grave, por që kanë mbetur thjesht në letër.

Në këto kushte gruaja dhunohet sistematikisht në çdo aspekt të jetës duke i mohuar asaj të drejtën për të jetuar e punuar lirisht.

Përfshirja e gruas në shoqëri dhe dhënia e hapësirës së nevojshme sipas ekspertëve të fushës duhet të nis nga administrate publike e më pas duke ndjekur të njëjtin shembull edhe në biznesin privat.

A2 CNN Livestream

Dita jonë