Të riatdhesuarit nga Siria, rikthehet në shtëpi Endri Dumani, shteti strehon familjen Rasha

Endri Dumani Floresha Rasha dhe 3 fëmijët e saj dolën nga shtëpia e pushimit të ministrisë së mbrojtjes ku qëndruan për më shumë se 3 muaj.

Mësohet se prej 1 jave Floresha së bashku me 3 fëmijët e saj Amar, Emel dhe Hatixhe Rasha janë larguar nga Konvaleshenca e Ministrisë së Mbrojtjes dhe po qëndrojnë në një banesë në Tiranë por që nga autoritetet mbahet sekret.

Prej disa ditësh Floresha Rasha ka marrë trajtim dhe në spital për plagën e saj në këmbë ndërsa Endri Dumani i është bashkuar familjes dhe nënës së tij Mide Dumani. Burimet thanë se Endri tashmë 14-vjeçar do të nisë shkollën 9-vjeçare ndërsa ndiqet herë pas here dhe nga psikologë të Ministrisë së Arsimit.

5 personat e riatdhesuar nga Siria kanë lënë pas dhe 10 persona të tjerë mes tyre jetimen Elona Shulli me 2 motrat dhe djalin e saj Eva Dumanin 15-vjeçare të moshuarën Hajrie Taushani, Emanuela Dacin si dhe Myrvete Dibrën. Një pjesë e nënave dhe fëmijëve nuk pranojnë të dalin nga Al-Hawl ndërsa pritet një operacion I dytë për nxjerrjen e tyre kjo dhe pas vizitës së ministrit Bledi Çuçi në Liban.