Udhëzimet e reja në SHBA, të vaksinuarit përfitojnë disa liri më tepër se të tjerët

MB SHBA TE VAKSINUARIT frame 278 1100x620

Personat e vaksinuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përfituar pak liri më tepër se të tjerët. Qendra për Parandalimin dhe Kontrollimin e Sëmundjeve, CDC, publikoi udhëzimet e reja duke lejuar që të imunizuarit ndaj koronavirusit të vizitojnë njëri-tjetrin pa maska.

Mund të takojnë edhe ata që nuk janë vaksinuar, por do të duhet që të respektojnë disa masa themelore sigurie, veçanërisht në rastet kur hasen me grupe njerëzish me risk të lartë. Udhëzimet u njoftuan në Shtëpinë e Bardhë nga ekipi I ngritur për luftën ndaj pandemisë.

Ata këshilluan që të vaksinuarit të evitojnë turmat e mëdha, ndërsa nuk do të karantinohen apo testohen nëse bien në kontakt me dikë që është I infektuar me Covid-19.