“Vota e emigrantëve s’mund të realizohet”, Rama fajëson palën kundërshtare për bllokim të procesit

Teksa foli për lojën politik të shifrave me emigracionin, kryeministri Rama thotë se vota e emigrantëve nuk do të jetë e mundur as në këto zgjedhje.

Ai bëri fajtore palën kundërshtare për bllokim të procesit.

“Në të gjitha rastet, sido që ta diskutojmë, loja politike me shifrat e emigracionit si baltë kundër qeverisë për të krijuar idenë se po iku kjo qeveri do të kthehen të gjithë këtu për të fjetur bashkë me Lulin dhe numëruar paratë bashkë me Monikën, është neveri. Ne nuk jemi një koalicion “kap ça të kapësh”. Po ta shikoni, e ka të shkruar në ballë devizën e udhëheqësve KÇK fiton, Shqipëria humbet. Që nga Luli, i cili kërkon të kapë një fitore që të jetë më e madhe se sa humbja e herës së shkuar, te Monika që lufton të mbajë lidhur Lulin për hesap të Saliut dhe të Ilirit, që duan të rikapin drejtësinë me duart e Lulit.

Ne kemi bindjen se vota e emigrantëve duhet të garantohet në çdo cep të globit, pavarësisht se nuk arritëm ta bindim palën kundërshtare edhe këtë herë. Ata kujtojnë se votat që shtohen kundër tyre janë vota vjedhje dhe e dinë se shumica e emigrantëve nuk i voton, sepse ata nuk janë tifozë të verbër të partive, por të punës. Në zgjedhjet e 25 prillit ne do të kemi emigrantë të sotëm dhe të djeshëm”, u shpreh Rama.