5 rregullat e arta që ndihmojnë për vaksinimin kundër Covid-19

Vaksinimi astrazeneca 1100x620

Ekzistojnë 5 rregulla që përmirësojnë reagimin e sistemit imunitar ndaj vaksinave, që është e dobishme t’i ndiqni ato për vaksinën anti-covid.

Ndryshimi i disa sjelljeve mund të ndihmojë sistemin tonë imunitar t’i përgjigjet më mirë vaksinës anti-covid:. Kjo është ajo që pretendojnë disa studime, të kryera, por është e rëndësishme të theksohet se për llojet e tjera të vaksinave, diskutohet në detaje në një artikull të botuar në “NeëScientist”.

Është e vërtetë që faktorë të tillë si mosha, apo gjinia nuk varen nga ne dhe nuk mund të kontrollohen, por ekzistojnë pesë aspekte të jetës sonë të përditshme të cilave mund t’u kushtojmë vëmendje përpara se të marrim vaksinën anti-Covid.

Nuk duhet të jemi të stresuar – Sipas ekspertëve, arsyeja pse stresi do të ndikonte në vaksinimin qëndron në praninë e dy hormoneve, adrenalinës dhe kortizolit, të cilat shkaktojnë një rritje të rrahjeve të zemrës dhe pengojnë funksionet e tretjes dhe imunitetit. Trupi ynë është plotësisht i përkushtuar për të luftuar stresin dhe nuk harxhon burime që tretin ose luftojnë një virus. Personat që preken nga stresi kronik janë vazhdimisht të ekspozuar ndaj këtyre dy hormoneve dhe qelizat imune nuk reagojnë më siç duhet.

Kur marrim vaksinën duhet të jemi të shplodhur – Gjatë të ashtuquajturit “gjumë të thellë” truri ynë rregullon kujtimet afatgjata dhe pastron mendjen nga toksinat e grumbulluara gjatë ditës, duke ndihmuar gjithashtu sistemin imunitar. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme të flesh mirë para se të marrësh një dozë vaksine, në veçanti dy ditët e mëparshme. “Orët e gjumit në dy netët para vaksinimit janë treguesi më i mirë i përgjigjes imune që do të ndodhë në muajt në vijim”, shpjegon Aric Prather i Universitetit të Kalifornisë, San Francisco.

Vetmia është armiku i vaksinës – Prej kohësh shkencëtarët e kanë lidhur vetminë me një përgjigje më të ulët imune ndaj vaksinimit. Të kesh një jetë shoqërore ose të jetosh me dikë do të lidhej me një përgjigje më të mirë ndaj vaksinave. Në këtë moment historik, shoqëria është gjëja e parë që sakrifikohet, por ekspertët këshillojnë të shmanget sa më shumë që të jetë e mundur, të izoloheni, duke përfituar edhe nga takimet virtuale me miqtë dhe familjen. “Ndjenja e përkrahjes nga të tjerët jo vetëm që ul nivelet e stresit, por gjithashtu përmirëson gjumin, të dyja këto janë të rëndësishme për vaksinimin e suksesshëm”, thotë Sarah Pressman nga Universiteti i Kalifornisë, Irvine.

Jo alkool para vaksinës – Sipas OBSH-së studimet tregojnë se konsumimi i dozave të larta të alkoolit ka një ndikim i qartë negativ në përgjigjen imune. Ajo që ende nuk është e qartë për studiuesit është që edhe konsumi i moderuar mund të ketë efekte negative. Disa studime duket se vërtetojnë të kundërtën, por ka nga ata që ende këshillojnë mos pirjen e tij, si Alexander Gintsburg, zhvilluesi i vaksinës Sputnik V, i cili rekomandon për të mos pirë për tri ditë pas vaksinimit, ose Anna Popova e Shërbimit Federal Rus për Mbikëqyrjen e Mbrojtjes së të Drejtave të Konsumatorit dhe Mirëqenies Njerëzore, e cila zgjat rekomandimin për dy javë para dhe tre javë pas inokulimit.

Merruni me sport para dhe pas vaksinës – Ushtrimet ndihmojnë përgjigjen imune, një mënyrë jetese aktive do të kishte përfitime edhe më të mëdha për njerëzit e moshuar, sistemi imunitar i të cilëve është më i dobët se i të rinjve. Disa studime kanë treguar që ushtrimet para injeksionit dhe të pasurit e një stili jetese aktive do të përmirësonin përgjigjen imune. Lëvizja pas vaksinimit do të ndihmonte gjithashtu në kundërveprimin e ndjenjë së rraskapitjes, një efekt anësor i zakonshëm i vaksinave anti-covid.

  • LAJMI I FUNDIT | Ministria e Shëndetësisë: 1 viktimë në 24 orët e fundit, 39 raste
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 71 pacientë në spitale, 7 në terapi intensive, asnjë në intubim
  • LAJMI I FUNDIT | Ministria e Shëndetësisë: 1 viktimë në 24 orët e fundit, 39 raste