Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

A do të kemi të riatdhesuar të tjerë nga kampet siriane? Çuçi zbulon në “Absolut 4”

Nga A2 CNN
9 Mars 2021, 21:07 | Politikë
A do të kemi të riatdhesuar të tjerë nga kampet siriane?

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi njoftoi në “Absolut 4” se së shpejti do të kemi lajme pozitive të shpëtimit nga vuajtjet të shqiptarëve që ndodhen në kampet e Sirisë. I pyetur në lidhje me vizitën në Siri, ministri theksoi se kjo është një përpjekje e vazhdueshme për të riatdhesuar shqiptarët e mbetur në ato kampe.

https://a2news.com/2021/03/08/te-riatdhesuarit-nga-siria-rikthehet-ne-shtepi-endri-dumani-shteti-strehon-familjen-rasha/

“E kam thënë publikisht qëllimin e vizitës dhe s’kam gjë më tepër që do të thotë nuk është një përpjekje, por është e vazhdueshme, ashtu si paraardhësi im, nuk e kam ndërprerë punën për të riatdhesuar çdo shqiptar të mbetur në kampet e Sirisë. Vizita ime ishte një nga hapat që po ndërmarrim për këtë qëllim. Do të kemi në një kohë të shpejtë edhe lajme pozitive në lidhje me shpëtimin nga vuajtjet të shqiptarëve që kanë mbetur në ato kampe”.

https://a2news.com/2021/02/25/shqiptaret-nga-kampet-siriane-ministri-cuci-ne-beirut-per-ceshtjen-e-riatdhesimit-po-punojme-per-ta-finalizuar-me-sukses/

Sipas tij, situata në Siri sa vjen edhe ndërlikohet për shkak edhe të problemeve në atë rajon, por premtoi se qeveria shqiptare do të bëjë të pamundurën për shqiptarët e mbetur atje.

 “Situata është më e komplikuar dhe sa vjen e ndërlikohet se është situatë e pastabilizuar për shkak të problemeve të gjithë rajonit aty, por kjo nuk na pengon të bëjmë të pamundurën”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë