Borussia Dortmund, çerekfinalistja e parë e Champions. Lëmsh i VAR-it

haaland 600x338

Borussia Dortmund është çerekfinalistja e parë e Champions League, në një ndeshje ku VAR u bë protagonist pa qenë nevoja.

Haaland kaloi i pari në avantazh verdhezinjtë, ndërsa në fillim të pjesës së dytë norvegjezit iu anulua një gol me VAR. Por, pasi arbitri shkoi te monitori për ta kontrolluar, pa edhe një ndërhyrje të mëparshme ndaj Haaland, duke akorduar 11-metërsh. Sulmuesi i Dortmund gabon nga pika e bardhë, por VAR thërret arbitrin, me Cakir që shikon se portieri nuk kishte asnjë nga këmbët në vijë në momentin e goditjes. Penalltia përsëritet dhe Haaland këtë herë shënon.

Sevilla zgjohet dhe shënon dy herë me sulmuesin En Nesyri, por Borussia kalon më tej falë fitores 3-2 në Spanjë.