Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Listat e kandidatëve në zgjedhje, debate në kryesinë e PD në Vlorë

Nga A2 CNN
9 Mars 2021, 21:51 | Politikë

Është shoqëruar me tensione mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike në Vlorë, për shkak të debateve të pakënaqësive me listat e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit.

Anëtarët e kryesisë së kësaj force politike në Vlorë thanë pas mbledhjes se drejtuesi demokrat për këtë qark, Bujar Leskaj ka dhënë dorëheqjen. Sipas tyre ai e ka dhënë dorëheqjen që dje.

Por, selia qendrore në Tiranë e Partisë Demokratike e mohon një gjë të tillë: "Lajmi për dorëheqjen e drejtuesit politik të PD në Vlorë, Bujar Leskaj, është i pavërtetë. Një shpifje dhe trillim i Edi Ramës. Zoti Leskaj është në krye të detyrës, në udhëheqje të ekipit fitues të PD në Qarkun Vlorë".

Ndërkohë mësohet se në qytetin bregdetar ka mbërritur edhe Agron Kuliçi.

Kjo situatë vjen një ditë pas zyrtarizimit të listave të kandidatëve të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë