Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Çuçi: Marrëdhënia e mirë me institucionet ligjzbatuese do të sjellë rezultate të suksesshme

Nga A2 CNN
9 Mars 2021, 21:18 | Politikë
Çuçi: Marrëdhënia e mirë me institucionet

“Tashmë statistikat e Policisë do të njehsohen me statistikat e Prokurorisë dhe do të jenë shumë afër me statistikat e Gjykatës”. Kështu u shpreh në Absolut 4, ministri i Brendshëm Blendi Çuçi, i pyetur në lidhje me ngjarjet kriminale në vend.

“Policia publikon raporte në lidhje me sukseset kundër krimit. Keni raport vjetor për këtë e raporte mujore që lidhen me statistikat. Nuk është momenti dhe nuk duhet që ministri i brendshëm të njehsohet me zëdhënësin e Policisë, por të krijojë kushtet e të ketë vullnet politik që policia të kryejë detyrat e siç e ka përcaktuar ligji. Kemi marrëdhënie të mirë me institucionet ligjzbatuese kemi kuadrin ligjor dhe tashmë statistikat e policisë do njehsohen me statistikat e prokurorisë dhe do jenë shumë afër me statistikat e gjykatës. Nëse më parë policia vepronte dhe kishte rezultat në çuarje në prokurori, shumë çështje pushoheshin dhe kriminelët liroheshin dhe ky ishte një rreth vicioz, dhe ky bashkëpunim do sjellë rezultatin final në dënimin e  çdo keqbërësi në Shqipëri”.

Sipas tij bashkëpunimi me strukturat e drejtësisë ka realizuar operacione të suksesshme .

“Policia i ka të gjitha kapacitet dhe burimet njerëzore që të luftojë mbi të gjitha dhe krimin e organizuar dhe ka pasur rezultate mbreslënëse për këtë gjë është një përpjekje e vazhdueshme e një shteti që po forcohet dita-ditës dhe pozitv është lajmi që bashkëpunimi me strukturat e drejtësisë është në nivel tjetër që me krijimin e SPAK dhe kemi realizuar operacione të suksesshme me SPAK dhe kjo është ndër elementët themeoplorë ëpr sukses. Lajm i mrië është që kemi një marrëdhënie të një adresimi tjetër sa i takon luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.  Pavarësisht se BKH nuk është formësuar policia është përgjigjur në mënyrë të shkëlqyer”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë