Ecuri për titull, Inter feston ditën e themelimit si kryesues në Serie A

Inter 1 1100x620

Mbushen plot 113 vjet nga dita kur mori jetë klubi italian i Inter. Përmes shumë trofeve, herë pas here të fituar me dekada largësi, rrugëtim drejt një prej tyre, duke edhe ky i këtij viti me zikaltrit që e shohin veten në krye të klasifikimit në Itali, dhe ndjeshëm të avantazhuar për titullin kampion.

Fitorja ndaj pikërisht ndaj Atalantës, gëzimi dhe përqafimi në fund të ndeshjes, forcojnë idenë se ky është sezoni i duhur për t’u rikthyer te suksesi të paktën në Serinë A.

 Inter arriti fitoren e shtatë me radhë në kampionat, ku ka pësuar vetëm dy gola ndërkohë që ka regjistruar 50 pikë në 19 ndeshje. Kjo ecuri i ngjason asaj të një tjetër skuadre evropiane që ka vënë praktikisht dorën te titulli, Manchester City i Pep Guardiolas në Angli.

Me 12 javë nga fundi, Interin e presin sigurisht, 12 finale por tre prej tyre janë edhe më delikate. Transferta në Napoli, përballja me Romën, dhe dueli direkt me Juventus në javën e para fundit, sfidë në të cilën zikaltrit shpresojnë të shkojnë me distancë sigurie.

Me sulmin që ka pak alternativa, skuadrës së Conte nuk i mbetet gjë tjetër veçse të rezistojë deri në fund me një mbrojtje solide sikur ndodhte edhe herën e fundit kur milanezët qëndronin në krye të futbollit italian por edhe atij evropian.