Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Federata spanjolle quan Kosovën “territor”, reagon FFK: Provokim, do jemi me himnin tonë, përndryshe nuk luajmë

Nga A2 CNN
9 Mars 2021, 20:36 | Futboll
Federata spanjolle quan Kosovën “territor”, reagon FFK:

Rrezikon të shkaktojë një krizë diplomatike postimi në faqen zyrtare të federatës spanjolle të futbollit, që duke prezantua rivalët e saj në kualifikueset e Botërorit , ka cilësuar Kosovën si “territor”, dhe jo si shtet i pavarur.

Postimi bëri xhiron e mediave shqiptare dhe janë të shumta komentet protestuese të komunitetit shqiptar në atë faqe. Por tani vjen edhe reagimi zyrtar i Federatës së Futbollit të Kosovës , dhe nuk është më pak i ashpër se ai i tifozëve.

https://www.facebook.com/SeFutbol/posts/3658631080899475
Postimi i federatës spanjolle

FFK e cilëson si “ provokim të padrejtë” nga Federata spanjolle, ngjarjen e sotme duke akuzuar vendin e BE-së për një “qasje destruktive” ndaj Kosovës nga pavarësia e saj.  

“Kjo qasje dhe makijazhi që institucionet e këtij vendi mundohen t’i bëjnë shtetësisë së Kosovës, nuk mund ta ndryshojnë dot historinë dhe realitetin.

https://www.facebook.com/FFKKosova/posts/3588579364604096
Reagimi i FFK-së

Kosova është shtet i pavarur, i pranuar nga shumica e vendeve më të zhvilluara e demokratike të globit dhe anëtare e barabartë me të gjitha shtetet tjera në UEFA e FIFA, që nga maji i vitit 2016.

Përpjekja e spanjollëve për ta minimizuar shtetësinë e Kosovës në ndeshjen e 31 marsit për kualifikimet e Botërorit “Katar 2022”, duke iu referuar Kosovës si territor, është e kot dhe e padrejtë. Ata janë të vetëdijshëm se në këtë datë do të përballen me Kombëtaren e Kosovës, e cila do të paraqitet si çdo shtet tjetër.

Kriteret e UEFA-s e FIFA-s janë të ditura e të qarta si kristali dhe Spanja e dinë këtë, prandaj çka do që thuhet e shkruhet nuk i ndërron këto rregulla dhe në asnjë mënyrë nuk do të ndërrohen. Nëse ata duan medialisht të arsyetohen para opinionit të brendshëm është çështje e tyre, por Kosova nuk do të bëjë asnjë lëshim – ne do të luajmë vetëm sipas kritereve dhe rregullave strikte të UEFA-s, me himn dhe flamur shtetëror, përndryshe ndeshja nuk do të zhvillohet”, ishin fjalët e federatës.

FFK shtoi se po pret një reagim zyrtar nga Federata spanjolle, dhe në të kundërt “   do të jemi të detyruar të kërkojmë të drejtën tonë në UEFA, ku do të kërkojmë mbrojtje nga ky institucion, sepse jemi vend anëtar i UEFA-s me të drejta të barabarta sikurse 54 federatat tjera dhe Spanja është e obliguar të na trajtojë në atë formë”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani