Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Gati rregulli i ri, simulimet, kartonë të verdhë për klithmat e rreme

Nga A2 CNN
9 Mars 2021, 15:22 | Futboll
Gati rregulli i ri, simulimet, kartonë të verdhë për

Kartonë të verdhë për lojtarët që klithin në fushë, për të mashtruar arbitrat dhe penalizuar kundërshtarin. Në shënjestër ishte veprimi i sulmuesit të Arsenalit, Alexandre Lacazette, në ndeshjen ndaj Burnley.

Pas simulimit, ai u bë objekt talljesh nga legjenda të kalibrit si Gary Lineker, Ian Wright dhe Dion Dublin, që praktikuan klithmën në studio televizive. Në futbollin që luhet gjatë pandemisë, me stadiume të mbyllura ose me kapacitet të kufizuar tifozësh, gjatë ndeshjeve dëgjohet gjithçka ndodh në fushë. Ato që të vrasin veshin janë klithmat e lojtarëve gjatë dueleve, ku në shumë raste simulohen ndërhyrje më të ashpra nga sa janë në realitet.

Për t’i dhënë fund sjelljes së profesionistëve, që synojnë të mashtrojnë arbitrat nëpërmjet sjelljeve të ekzagjeruar, Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB), që përcakton edhe rregullat e lojës, ka marrë një masë të re. Nëse gjyqtari vlerëson se klithma e futbollistit është e rreme, atëherë ai mund ta ndëshkojë me karton të verdhë. Arbitrat në Angli do të kenë më tepër pushtet dhe rregulli i ri që do të hyjë në fuqi, synon t’i japë fund sjelljes së turpshme në fushë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë