Gjykata Kushtetuese rrëzon pjesërisht vendimin për ndalimin e aktiviteteve partiake me më shumë se 10 persona

Gjykata Kushtetuese pranon padinë e Partisë Republikane kundër masave kufizuese për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Duke shfuqizuar pjesërisht vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për ndalimin e aktiviteteve politike dhe tubimeve me më shumë se 10 persona, Gjykata detyron organet kompetente të rishikojnë kohëzgjatjen e kufizimeve, brenda një jave nga shpallja e këtij vendimi.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar, brenda afateve ligjore, njofton Gjykata Kushtetuese.