Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Johnson & Johnson, “dush i ftohtë” ndaj BE-së: Nuk i sigurojmë dot 55 milionë dozat e premtuara të vaksinës

Nga A2 CNN
9 Mars 2021, 17:16 | Bota
Johnson & Johnson, “dush i ftohtë” ndaj BE-së: Nuk i

Një tjetër “dush i ftohtë” në luftën kundër kohës për vaksinimin e popullatës brenda Bashkimit Europian erdhi sot nga gjiganti Johnson & Johnson.  

Kompania farmaceutike amerikane i ka komunikuar sot Brukselit se sasia e dozave të garantuara prej tyre brenda vitit 2021, rreth 55 milionë vaksinat, për momentin nuk mund të sigurohet. Arsyeja e mungesës vjen nga vështirësitë që kompania ka për të siguruar lëndët e para të nevojshme për realizimin e vaksinës.

https://a2news.com/2021/03/02/kancelari-austriak-be-shume-e-ngadalte-do-prodhojme-vaksina-me-izraelin/

Lajm i hidhur për BE por edhe për vendet e tjera, nga momenti që vaksina e Johnson & Johnson, e miratuar nga Agjencia Europiane e Barnave më 11 mars, funksionon me një dozë të vetme dhe mendohej që do të ndryshonte betejën ndaj pandemisë në kontinent, veçanërisht në uljen drastike të vdekshmërisë.

Kompania nuk e tha fjalën e fundit, por pa dyshim vuri "duart përpara" në kapjen e afatit, që fillimisht mendohej të ishte qershori, dhe më pas fundi i vitit.

Bashkimi Europian është kritikuar për koordinimin e fushatës së vaksinave kundër COVID-19, aq sa disa vende po mendojnë të shkëputen nga mekanizmi i përbashkët dhe ti kërkojnë veçmas, në Izrael ose në Rusi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë