Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Misioni i parë jashtë vendit, trupa të FSK nisen drejt Kuvajtit

Nga A2 CNN
9 Mars 2021, 17:22 | Kosova
Misioni i parë jashtë vendit, trupa të FSK nisen drejt Kuvajtit

Trupa të Forcës së Sigurisë së Kosovës nisen drejt Kuvajtit, në të parën pjesëmarrje të ushtrisë së Kosovës në një mision paqeruajtës ndërkombëtar. Në ceremoninë e mbajtur mbajt në kazermat e FSK në Prishtinë, ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, tha se misioni ishte mundësuar falë partneritetit me Shtetet e Bashkuara.

“Njëzet e dy vjet më parë ishte vështirë e imagjinueshme që ushtarët tanë do të ishin pjesë e ndonjë misioni paqeruajtës në botë. Sot kjo gjë po bëhet realitet sepse ne e bëmë lirinë dhe e ndërtuam paqen bashkë edhe me miqtë tanë ndërkombëtarë. Tashmë erdhi koha që t’ua kthejmë një pjesë të kontributit të tyre duke u bërë partner në ndërtimin dhe ruajtjen e paqes. Nga një vend që dikur importuam trupa paqeruajtëse sot po transformohemi gradualisht në një vend që po eksporton trupa paqeruajtëse”.

Presidentja Osmani tha se paqja ishte misioni i Kosovës dhe se vendi do të qëndronte krah miqve ndërkombëtar. Ministrinë detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni, tha se ngjarja shënon një moment të veçantë për Kosovën, e cila po rreshtohet në mesin e ushtrive dhe partnerëve të saj strategjik.

Trupat nga Kosova u dërguan ne Kuvajt me kërkesë të Komandës Qendrore të ushtrisë amerikane dhe do të veprojnë nën komandën e Gardës Kombëtare të Ajouas.

A2 CNN Livestream

Dita jonë