Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Nis verifikimi i formularëve të dekriminalizimit të kandidatëve për deputet

Nga A2 CNN
9 Mars 2021, 12:42 | Politikë
Nis verifikimi i formularëve të dekriminalizimit të

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur verifikimin e kandidatëve për deputet. Pas depozitimit të listave brenda afatit ligjor, vetëdrejtuesi i institucionit njoftoi për nisjen e procesit të verifikimit, sidomos atij të dekriminalizimit.

“Menjëherë pas dorëzimit të listave shumemërore nga subjektet zgjedhore, KQZ ka filluar verifikimin e dokumenteve të kandidimit. Verifikimi i formularëve të dekriminalizimi po bëhet në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve”, shkroi Celibashi.

Pas skadimit të afatit për depozitimin e kandidatëve për deputet, doli edhe numri i subjekteve zgjedhore që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare.

Numri i subjekteve rindez edhe një herë diskutimin se si duhet të kompozohet fleta e votimit, ku me reduktimin e garuesve në zgjedhje, duket se i rriten më shumë shanset variantit me emrat e kandidatëve.

A2 CNN Livestream

Dita jonë