Një gjeni edhe në stol, Xavi kampion i Katarit

Xavi 1100x620

Magjitë që dhuronte në fushë, tashmë i realizon edhe nga stoli, në aventurën si trajner. Xavi Hernandez udhëhoqi skuadrën e Al Sadd drejt titullit kampion në Katar.

Edhe pse kanë mbetur katër javë nga mbyllja e sezonit, ekipi i ish-legjendës së Barcelonës dhe Spanjës ngriti trofeun, pasi e siguroi matematikisht titullin.

Ekipi i Xavi, Al Sadd

Tashmë Xavi i ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm në Katar, prej emërimit në vitin 2019. Përpara titullit në Stars League, Al Sadd ka fituar Kupën e Emirit, Kupën e Yjeve, Kupën e Katarit dhe Superkupën.