Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Operacioni ndërkombëtar antidrogë, shqiptarët ishin krerët e grupit, ndërsa nigerianët shpërndarësit. 5 të arrestuar në vendin tonë, 55 në total

Nga A2 CNN
9 Mars 2021, 11:35 | Kronikë
Operacioni ndërkombëtar antidrogë, shqiptarët ishin

Policia e Shtetit ka dhënë detaje nga operacioni ndërkombëtar antidrogë i zhvilluar në Itali, Shqipëri dhe Gjermani, ku si rezultat janë arrestuar edhe 27 shqiptarë, pjesë e një grupi që trafikonin dhe shisnin lëndë narkotike në Itali.

Nga 55 të arrestuar në total, në Shqipëri janë arrestuar 5 persona, të gjithë banues në Vlorë, të cilët do të ekstradohen drejt Italisë.

Të arrestuarit në Shqipëri:

Albano Juzaj, 25 vjeç,

Dionis Moskaj, 23 vjeç,

Ersild Nelaj, 27 vjeç,

Rezart Elmazaj, 31 vjeç

Zeqir Aliaj, 25 vjeç

Policia e Shtetit thotë se ndaj tyre rëndon akuza nga Gjykata e Romës për “Organizatë kriminale me qëllim trafikun e narkotikëve”. 

“Këta shtetas, në bashkëpunim me pjesëtarët e tjerë të organizatës kriminale, dyshohen se nga data 01.06.2018 deri më 21.01.2019, kanë marrë pjesë në role të ndryshme në një organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike (marijuanë) nga Shqipëria në drejtim të Italisë dhe vendeve të tjera të Evropës”, thotë Policia.

Hetimet kanë nisur në vitin 2018 dhe rezultoi se shqiptarët ishin krerët e grupit ndërsa nigerianët, shpërndarësit. Sipas hetimeve, dyshohet se lënda narkotike sigurohej në Vlorë dhe transportohej në Itali.

https://a2news.com/2021/03/09/trafikonin-droge-drejt-italise-arrestohen-27-shqiptare-dhe-23-nigeriane/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani