Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Pas publikimit të listave në Vlorë: Votuesit të dyzuar, pesimistë dhe indiferentë

Nga A2 CNN
9 Mars 2021, 17:16 | Politikë
Pas publikimit të listave në Vlorë: Votuesit të dyzuar,

Qarku i Vlorës cilësohet ndër qarqet më të rëndësishme sa i takon rezultatit të përgjithshme të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Ashtu sikurse është edhe nga qarqet ku beteja politike mes kandidatëve të mazhorancës dhe opozitës parashikohet të jetë mjaft e fortë.

Por pak orë pas publikimit të listave përfundimtare të kandidatëve të forcave kryesore politike që synojnë të marrin sa më shumë deputetë në qarkun e Vlorës, qytetarët vlonjatë në shumicë duken të painteresuar për emrat që do t’i përfaqësojnë, deklarojnë se nuk do të votojnë, ose pesimistë se dikush do të punoje për ta.

Ka nga ata që duan qe të ndryshojë e gjithë klasa aktuale politike në vend, ashtu sikurse ka nga ata që vlerësojnë emrat në listat e të dyja partive kryesore si PS-së deh PD-së.

Por nuk mungon as zëri i qytetarëve që mendon se nëse fitojnë të gjithë kryesuesit e listave gjërat mund të bëhen më mirë.

Janë pikërisht këta votuesit që do të përcaktojnë fatin e zgjedhjeve parlamentare të 25prillit në  qarkun e Vlorës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë