Përgatitet revolucioni në merkato, ndalohen shit-blerjet e lojtarëve mes klubeve të mëdha

mbappe haaland 600x338

Futbolli evropian po përgatitet për një shndërrim të madh. Asambleja e Shoqatës së Klubeve Evropiane (ECA), që do të mbahet ditët e ardhshme, mund të sjellë shumë ndryshime, që do të nisin nga viti 2024. Mes tyre, edhe rimodelimi i Champions League dhe merkatos së transferimeve.

“Po diskutojmë për ndryshimin e sistemit të transferimeve, në mënyrë që ekipet që luajnë në Champions të mos blejnë apo shesin lojtarë te njëri-tjetri, por të negociojnë vetëm me lojtarë të klubeve më të vogla”, tha kreu i ECA, Andrea Agnelli.

Një rregull i tillë do të prekte direkt transferimet e mundshme të Kylian Mbappe dhe Erling Haaland, të cilët nuk do të mund të blihen nga klubet e mëdha evropiane që interesohen për ta. Yjet do të mund të ndryshojnë ekip vetëm pasi përfundojnë kontratën me klubin aktual.

Diçka e tillë do të hyjë në fuqi në mënyrë që të kufizohen shpenzimet në merkato dhe për të mos lejuar dobësimin e ekipeve.