Rikthehen titullarët, Juve me misionin e përmbysjes ndaj Portos

juve porto 1100x620

Nisin sot ndeshjet e kthimit për raundin e 1 të 8-ave në Champions League. Interesi dhe kureshtja më e madhe, do të jetë në Torino, atje ku Juventus do të presë Porton pasi është mundur 2-1 në ndeshjen e parë të luajtur në Portugali.

Goli i realizuar në fund nga Chiesa-s në “Do Dragao”, i jep shpresë bardhezinjve për kualifikimin, të cilët, diçka të tillë mund ta arrijnë edhe me një fitore minimale, 1-0, në “Allianz Stadium”. Pirlo ka marrë orët e fundit lajme të mira nga infermieria.

Për bardhezinjtë, që gjatë muajve të fundit kanë vuajtur një numër të madh mungesash, rikthehen të gatshëm për lojë, kolumbiani Cuadrado, një lojtarët më të rëndësishëm të bardhezinjve, mesfushori brazilian Arthur, por edhe dy liderët e mbrojtjes dhe kapitenët, Bonucci dhe Chiellini.

Misionin për të gjetur golin, ndërkohë do ta ketë dyshja e formuar nga Morata dhe Ronaldo. Luhet ndërkohë edhe një tjetër sfidë spektakolare dhe ku kualifikimi është ende i hapur.

Dortmund dhe Sevilla zhvendosen në Signal Iduna Park, me gjermanët që kanë fituar 3-2 në Spanjë. Verdhezinjtë vijnë nga një përmbysje në kampionat kundër Bayern që mundtë ketë ndikuar sado pak në moralin e ekipit megjithatë, Dortmund zotëron një rezultat komod mbrëmjen e sotme. Sevilla në krahun tjetër do t’i duhet shumë mund për të vazhduar ëndrrën ndërsa sot i duhet të fitojë me të paktën dy gola diferencë.