Rikthehet kërcimi në disko në Amsterdam, eksperimenti i parë për rihapjen

Një mijë e treqind persona që vallëzojnë dhe pinë brenda një klubi nate. Ajo që u organizua në Amsterdam të shtunën nuk është një grumbullim i mohuesve, por një eksperiment për të marrë të dhëna të dobishme për rihapjen e sigurt.

Në “Ziggo Dome”, një nga klubet më të mëdha në Holandë dhe Europë, ndjehej jeta si në epokën para-Covid. Për këtë mbrëmje mbi 100 mijë njerëz u rezervuan, biletat hyrëse prej 15 eurosh të cilat u shitën brenda pak minutash.

1300 vullnetarët e zgjedhur për eksperimentin u testuan të gjithë gjatë hyrjes dhe u ndanë në pesë grupe. Rregulla të ndryshme iu imponuan secilit grup.

Ky aktivitet u organizua nga Ruud Verdaasdonk, një studiues në Universitetin e Twente: “Ne ofruam një përgatitje fluoreshente që mund të pihet si një birrë. Kur njerëzit këndojnë dhe bërtasin, pikat e lëshuara mund të dalin në distancë”.

Gjatë mbrëmjes, e para nga tetë të planifikuara në Holandë, përveç spërklave, u vlerësuan edhe parametra të tjerë dhe të gjitha lëvizjet u zbuluan përmes një sensori që arrin të vendosë kontaktet e bëra nga secili vullnetar. Nga analiza e të dhënave do të jetë e mundur të merren informacione të dobishme për rikuperimin e ngjarjeve madhore në siguri të plotë.