Spektakël i frikshëm, Etna vijon prej javësh aktivitetin e tij

Prej 16 shkurtit të kaluar, vullkani më aktiv në Europë, Etna, po dhuron një seri shpërthimesh spektakolare por edhe të frikshme në të njëjtin moment.

Tymi në disa raste ka kaluar 10 kilometrat në lartësi, duke ndryshuar ngjyrën e qiellit në atë zonë të Sicilisë gjatë ditës, ndërkohë që natën pamjet magjepse të llavës shumë pranë qendrave të banuara ka bërë xhiron e botës.

Për momentin, përtej disa dëmeve materiale , shpërthimi i vullkanit nuk ka shkaktuar humbje jete ose të plagosur, edhe pse banorët po shqetësohen nga shiu i gurëve vullkanikë, disa prej tyre të dimensioneve relativisht të mëdha.