Studimi i ri: Vendet me popullsi mbipeshë kanë nivel më të lartë viktimash nga Covid-19

MB OBEZITETI.duplicate frame 890 1100x620

Numri më i lartë i vdekjeve në rang global për shkak të Covid-19 është shënuar në vendet ku shumica e popullsisë është obeze apo mbipeshë, me fatalitetet nga koronavirusi që janë 10 herë më të larta.

Ky është zbulimi i një studimi të ri global. Raporti e quan dramatike lidhjen mes vendeve ku fatalitetet nga Covid-19 dhe norma e obezitetit është e fortë, duke zbuluar se 90% nga 2,5 milionë vdekje në total në mbarë botën nga sëmundje të ndryshme deri më tani, janë shënuar në vendet ku obeziteti është në nivele alarmante, mes tyre vetë Shtetet e Bashkuara.

Raporti thotë se SHBA dhe Britania kryesojnë, si për nga norma e obezitetit në popullsi, ashtu edhe nga viktimat e covid-19. Autorët e raportit kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë, në trajtimin e pacientëve obezë, në terma afatgjatë, pasi rreziqet në këtë periudhë pandemie, janë vërtet të larta.