Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Admirali amerikan: Kina po përgatitet të pushtojë Tajvanin

Nga A2 CNN
10 Mars 2021, 14:24 | Bota

Admirali amerikan, Philip Davidson, tha se Kina po përgatiste të pushtojë Tajvanin në një të ardhme të afërt. “Mendoj se kërcënimi do të manifestohet brenda kësaj dekade, në fakt, brenda 6 viteve të ardhshme”, tha Davidson, i cili është kreu i Komandës Amerikane për Indo-Paqësorin, gjatë një raportimi para Komisionit të Senatit për forcat e Armatosura.

I pyetur nëse do të jetë e nevojshme që Shtetet e Bashkuara të mbrojnë Tajvanin, Davidson tha se mosveprimi do të dëmtonte statusin e Amerikës në arenën ndërkombëtare dhe besueshmërinë e saj si partner në mbrojtje.

https://a2news.com/2021/03/08/paralajmerimi-i-kines-per-shba-mos-luani-me-zjarrin/

Kina dhe Tajvani janë qeverisur si entitete të ndryshme që pas fundit të një lufte civile të përgjakshme në vitin 1949. Por Pekini është zotuar që nuk do ta lejojë kurrë ishullin të bëhet zyrtarisht i pavarur dhe do të përdorë forcën për këtë, nëse do të jetë e nevojshme.

Davidson tha se ushtria kineze ka rritur së tepërmi aktivitetin e saj në të gjithë Detin e Kinës Jugore dhe pranë territoreve amerikane në Paqësor. “Guami është edhe sot që flasim një shënjestër. Duhet mbrojtur”, tha Davidson për ishullin ku jetojnë 170 mijë qytetarë amerikanë. Për këtë, admirali kërkoi një fond prej 1,6 miliardë dollarësh, që do të investohet në përmirësimin e sistemit raketor të mbrojtjes.

https://a2news.com/2021/02/15/arma-me-e-frikshme-amerikane-ne-paqesor/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani