Ambasadorja Kim zbarkon në Elbasan, takon Ballën, Bardhin dhe Kryemadhin

Jo vetëm Tirana, por edhe Qarku i Elbasanit është sheshbetejë e eksponentëve të lartë të forcave kryesore politike. Ambasadorja Yuri kim ka zhvilluar takime me drejtuesit e fushatës atje: sekretarët e përgjithshëm të socialistëve e demokratëve, Taulant Balla dhe Gazment Bardhi, por edhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi. Gjatë gjithë kësaj periudhe, ambasadorja, në mënyrë të vazhdueshme, ka bërë thirrje për zgjedhje me integritet dhe lista të pastra kandidatësh për deputet. Nga përfaqësuesit e partive politike një prononcim për median e dha kryetarja e LSI-së.

“Diskutuam për situatën e fushatës në të gjithë qarkun e Elbasanit, ku ajo që ka më shumë rëndësi është t’u krijojmë shanse të gjithëve të votojnë. Të mos ushtrohet presion institucioneve shtetërore me ndihmën ekonomike dhe konfliktin e interesit që ka prokurori i Elbasanit, që e ka vëllain të tretin në listën e PS-së për të vazhduar me krijimin e mundësive që të ketë sa më shumë gra e vajza që të jenë pjesë të gjithë e asaj që është e domosdoshme ”.