Evropa ka eksportuar deri tani 34 milionë doza të vaksinave në 31 vende

vaksina koronavirus bota 2 1 1100x620

Bashkimi Evropian deri më tani ka eksportuar afërsisht 34 milionë doza të vaksinave kundër  Covid-19 në vendet e tjera, duke përfshirë 9.1 milionë në Mbretërinë e Bashkuar, 954 000 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe 3.9 milionë në Kanada.

 Lajmi raportohet nga “Bloomberg”, që citon një dokument të parë nga agjencia në lidhje me dërgesat e bëra deri në 9 mars.

Sipas dokumentit të cituar nga “Bloomberg” dhe “shpërndarë ambasadorëve në BE”, eksportet përfshinin 31 vende dhe kërkesat e autorizuara për eksport ishin 249 nga 258 në total.